SPAK po heton privatizimet korruptive. Është një nga hetimet më të rëndësishme në historinë e pluralizmit në Shqipëri.
Prona publike dhe private, me vlerë qindra milionë euro, kanë kaluar në duart e një rrethi klientësh dhe oligarkësh, të cilët në këmbim të përfitimit të aseteve publike, kanë dhënë ryshfet me vlerë miliona euro ose thjeshtë janë maskë e pushtetarëve të korruptuar.
Bëhet fjalë për hidrocentrale, klube sportive, baza dhe reparte ushtarake, ish ndërmarrje shtetërore, fusha nafte, godina publike, prona në qendrat urbane dhe bregdet, ish furra buke dhe asete të tjera publike.
Operacioni i madh korruptiv, me pasoja shumë të rënda, është realizuar nga një grup zyrtarësh dhe ish zyrtarësh, sot me pasuri përrallore.
Aferat e mëdha korruptive kanë nisur nga ish ministri i Financave, Ridvan Bode, i lakuar si spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin i ‘Financieri’.
Bode është kallëzuar nga IKDKPKI për pasuri të paligjshme dhe pastrim të parave të korrupsionit, por arriti ta mbyllë dosjen me marifetet e tij.
Herë me urdhër të Berishës dhe herë për interesa e veta privare, dora e Bodes qëndron pas privatizimit korruptiv të hidrocentraleve të ndërtuara në kohën e komunizmit, përfshirë edhe “Ulëz”, “Shkopet”, “Bistrica-1” e “Bistrica-2” të shitura te kompania turke “Kurum” në fund të pushtetit të Berishës.
Dora e Ridvan Bodes qëndron pas privatizimit korruptiv të ish Klubit Partizani, shitjes së ish Hotel Dajtit, privatizimit korruptiv të OSSH me kosto 500 milionë euro, mega aferës 800 milionë euro me ARMO-n, aferës me pullat fiskale, llotarisë kombëtare, kasavr fiskale, skanimit të kontenierëve etj.
Privatizimet korruptive vijuan nga Arben Ahmetaj, me ish furrën e bukës te Fabrika e Miellit, me privatizimin e ish serave tek Unaza e Madhe, pronat tek ‘5 maji’, me bazat ushtarake, prona të ushtrisë në Tiranë etj.
Dosjet që la Arben Ahmetaj si ministër Financash u finalizuan nga Anila Denaj dhe rrethi i Tigrit në këtë ministri.
Në kuadër të hetimeve për privatizimet, disa ditë më parë dëshmoi në SPAK ish ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili ç’është e vërteta, ka refuzuar të firmosë vendimet korruptive me pasojë grabitjen e pasurisë publike.
Kjo ishte edhe arsyeja se pse Edi Rama shkarkoi Canin në shkurt të vitit 2016, duke e zëvëndësuar me Arben Ahmetajn, një nga figurat më të korruptuara në historinë e shtetit shqiptar, sot nën hetim nga SPAK për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie etj.
Hetuesit janë habitur se si Shkëlqim Cani ishte shmangur nga ish sekretarja e përgjithshme Geraldina Prodani në disa privatizime korruptive.
Që Arben Ahmetaj do të merret i pandehur për privatizimet korruptive, kjo duket se është e pashmangshme.
(Kjo çështje është e ndarë nga korrupsioni i Tigrit me inceneratorët. Provat e korrupsionit të Ahmetajt në çështjen e inceneratorëve (vila që i dha Klodian Zoto në Hamallaj dhe pagesat 5-vjeçare për udhëtime dhe harbim në hotele me 5 yje), u fshehën nga prokurori skraparlli i Ilir Metës, Klodian Braho. Ky i fundit po zbatonte skenarin e dyshes Ahmetaj-Meta, duke devijuar hetimet dhe goditur shokët e Tigrit që u prish në pazare si dhe Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, të cilët kishin braktisur LSI-në, duke iu bashkuar PS-së. U desh denoncimi në media dhe një kallëzim penal ndaj Arben Ahmetajt, që Altin Dumani të largonte Brahon nga dosja, duke e marrë vetë çështjen në dorë bashkë Enkeleda Millonain. Pas largimit të Brahos, u mundësua marrja nën hetim e Ahmetajt si pronari real i inceneratorëve si dhe sekustrimi i dy vilave si produkt i korrupsionit)
SPAK dhe BKH-ja po shtrijnë hetimet për privatizimet përtej shtatorit të vitit 2013.
Pjesë e hetimit është edhe një dosje korrupsioni e Ridvan Bodes, e cila është zhdukur nga Arben Ahmetaj. Dosja ishte përgatitur nga Shkëlqim Cani.
Tigri jo vetëm mbuloi aferat e Bodes, por ndërhyri tek Rama për ta emëruar Boden anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, aty ku punon edhe e bija, pra babë e bijë në një institucion.
Hetimet që po kryesohen nga Altin Dumani për privatizimet kanë alarmuar dy ish ministrat Ridvan Boden dhe Arben Ahmetajn, si dhe disa oligarkë që kanë përvetësuar pasuritë publike.
Ky grup korrupsioni, që ka plaçkitur Shqipërinë, i ka ndërsyer Altin Dumanit disa kacekë mediatikë, mbetje korrupsioni dhe pastrimi parash, agjenci zarfesh korrupsioni, sekserë dhe konsumues kokaine, pinjollë të spiunëve të Sigurimit të Shtetit, personazhe të lidhur me qarqe iraniane etj., të cilët shumë shpejt do të jenë objekt i veprimit të ligjit.
Tekstet banale me sharje dhe fyerje ndaj Altin Dumanit, me fjalor burgu dhe rruge, shkruhen nga vetë ustallarët e korrupsionit në Shqipëri Bode-Tigri, ndërsa për t’i publikuar përdorin zarat e tyre mediatikë, të cilët i kanë mbuluar me para korrupsioni, karkaleca dhe verë të shtrenjtë, vila dhe licenca.
Është një presion qesharak, ku tentohet po në mënyrë qesharake t’i imponohet Dumanit që të mos hetojë korrupsionin madhor me privatizimet dhe përfitimet e Tigrit nga inceneratorët, por të ndjekë rrugën e Klodian Brahos, atë të gjuetisë së shtrigave ndaj shokëve të Ilir Metës dhe Arben Ahmetajt.
Altin Dumani ka dhënë prova se nuk zbaton porositë e kokave të korrupsionit në shqipëri dhe kalecëve të tyre, por zbaton ligjin, duke ndjekur se ku kanë përfunduar paratë dhe pasuritë publike.
Shumë shpejt kjo bandë e vjetër korrupsioni, që vjedh dhe pasurohet prej 25 vitesh, do të marrë goditjen nga SPAK, me prova dhe fakte të konfirmuara nga gjykata.