Arben Ahmetaj hap portal oligarkia.al për të sulmuar shokët dhe mbrojtur oligarkët. Një sfidë publike për zarat mediatikë që të mos mbahen mend si allatet e Tigrit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 23/04/2023

Arben Ahmetaj hap portal oligarkia.al për të sulmuar shokët dhe mbrojtur oligarkët. Një sfidë publike për zarat mediatikë që të mos mbahen mend si allatet e Tigrit

Arben Ahmetaj, i cili vijon të përdorë disa zara mediatikë për të sulmuar shokët e ngushtë dhe mbrojtur korrupsionin e tij, ka vendosur të hapë vetë një portal me emrin oligarkia.al.

Nga emri ky portal duhet të jetë një hapësirë dhe instrument për interes publik, ku të denoncohen me radhë të gjithë oligarkët, lidhjet e tyre klienteliste, aferat me qeverinë, bizneset e përbashkëta me ish ministra, vjedhjet etj.

Por, në fakt është e kundërta. Arben Ahmetaj e ka hapur portalin për të mbrojtur oligarkët, me të cilët ka vjedhur pasuritë publike dhe është pasuruar, ka bërë karrierë dhe ka mbajtur postet kyçe në qeverinë e Edi Ramës, ka pastruar para dhe ka fshehur vila.

Nëse nuk është kjo e vërteta, po e sfidojmë ‘Oligarkia.al’ nëse do të ketë bythë të përmendë Bashkim Ulajn, Rrok Gjokën, Salillarin, Kastratin, Samir Manen, Klod Allajbeun, Çim Fushën, Vilma Nushin, Vasil Naçin, Idajet Ismailajn etj.

Nëse i përmend këta, ne do ta tëheqim këtë shkrim dhe do kërkojmë ndjesë publike, në të kundërt oligarkia.al të mbajë damkën e allates së Tigrit.

Dhe prova e parë është dhënë. Portali i Tigrit, ‘investigimin’ e parë e ka bërë për ‘oligarkët’ e inceneratorëve, shokët e ngushtë të Tigrit, të cilët paskërkan zgjeruar bizneset jashtë vendit.

Se ku qëndron lajmi dhe interesi publik, që një shqiptar bën biznes në Bullgari apo në Afrikë, këtë vetëm Tigri e di, i cili me paratë e korrupsionit u ka sulur shokëve të tij ca fundërrina, skutha dhe pabolsa mediatikë.

Megjithatë, kushdo është i lirë të investigojë shokët e ngushtë të Tigrit, me të cilët është prishur në pazare dhe tani i sulmon si ‘oligarkët’ e vetëm në Shqipëri dhe Evropë.

Por, një gazetar me një fije integritet, bën edhe ndonjë shkrim për oligarkët e vërtetë. Edhe në respekt të fytyrës dhe publikut, mos ua merrni bakshinin të gjithëve. Refuzojeni ndonjë bakshin që të kini kurajon t’i përmendni.

Nëse Tigri u ka mbuluar me karkaleca, para korrupsioni, u shëtitur në charter apo u ka marrë me vete në udhëtime orgjie, mbrojeni korrupsionin e tij. Por, të sulmosh shokët e tij dhe të mbrosh çdo oligark se ke marrë bakshishin mujor, kjo është e repërt.