Kush janë gjobaxhinjtë që po i turren One Albania për t’i marrë lekë nga llumi Anila Basha tek Irfan rrufjani. Prokuroria të nisë hetimet

Krim & Korrupsion

Publikuar: 14/04/2023

Kush janë gjobaxhinjtë që po i turren One Albania për t’i marrë lekë nga llumi Anila Basha tek Irfan rrufjani. Prokuroria të nisë hetimet

Një tufë xhobaxhinjsh me portale që pastrojnë para dhe që i përdorin si kobure për plaçkë dhe mospagim taksash, i janë turrur ditët e fundit kompanisë së telefonisë One Albania, për t’i marrë para.

Nuk po themi se kompania One Albania është qelibar, por e vërteta është se këtyre rrufjanë që fshihen pas portaleve dhe TV-ve, nuk i ‘digjet barku’ për qytetarët, por i janë turrur One për t’i marrë para cash ose me kontrata.

Sot Ballkaweb i Irfan Hysenbelliut, me disa dosje penale në prokurori për evazion fiskal, e konsideruar kompaninë One Albania ‘një tmerr’ për qytetarët.

E vërteta është se One Albania është bërë tmerr për rrufjanin Irfan Hysenbelliun që kur i ka mbaruar kontratat e financimit nga One Albania.

Për shembull, në vitin 2020, One Albania, sipas mediave të Irfanit, ishte një kompani korrekte, profesionale etj. Sapo One Albania ndërpreu pagesat, u bë kompani e keqe.

Prej disa javësh kompanisë One Albania i është turrur për t’i marrë para edhe gjobëvënësja më ordinere në Shqipëri, Anila Basha.

Kjo e fundit ka disa javë që ka nisur një fushatë kundër One Albania me portalin e saj ndotës, me qëllim për ta detyruar kompaninë t’i japë para.

Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për shtrëngim për dhënie pasurie ndaj Irfan rrufjanit dhe llumit Anila Basha.

Nuk mund të jetë një kompani e mirë kur të paguan dhe e keqe kur ndërpritet pagesa.

Prapaskena do të monitorojë sjelljet e subjekteve pas mbarimit të kontratave të pagesave nga One Albania.