Abuzoi me tenderat bashkë me kreun e bashkisë Bulqizë Lefter Alla, burg për juristin Leonard Daçi

Aktualitet

Publikuar: 21/03/2023

Abuzoi me tenderat bashkë me kreun e bashkisë Bulqizë Lefter Alla, burg për juristin Leonard Daçi

Është lënë në burg juristi i bashkisë së Bulqizës, Leonard Daçi. Ky i fundit bashkë me kreun e bashkisë Bulqizë Lefter Alla dhe zyrtarë të tjerë, kanë abuzuar me tenderat e dhënë nga institucioni.

Gjykata e Posçme, ka rikonfirmuar masën e caktuar në mungesë “arrest me burg” për Leonard Daçi, jurist dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, pasi me disa persona të tjerë, punonjës në Bashki, kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 322 milionë lekë për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës.

Tenderi u fitua nga një kompani BOE England, por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk e Aqif Koneshës, një mik i ngushtë i Lefter Allës.

Sa i takon tenderit prej 322 milionë lekë për ujësjellësin Bulqizë, u arrestuan Lefter Alla, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daçi, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.