Krim & KorrupsionKryesore

Treshja e korrupsionit që u ‘palos’ nga SPAK, Rasim Daci e Hamz Ismailaj pjesë e aferës me Lefter Allën, del në skenë edhe Enkeleda Lleshi

Tenderi që çoi në burg kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 punonjës të administratës është ai për ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë të lagjes Allmet dhe ndërtimi i rrjetit të të kanazlimeve të ujërave të zeza në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës.

Tenderi me vlerë 2.8 milionë euro është mbyllur në 30 prill 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 5 kompani.

Katër prej tyre janë skualifikuar nga gara për mosplotësim të kritereve të vëna nga bashkia dhe fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “EGLAND dhe BE-IS” të cilët kishin kërkuar sa 99.6% të vlerës së tenderit për të realizuar punimet.

Subjektet e skualifikuara ishin bashkimi i operatorëve “KUPA dhe 2AF ALBANIA” që kishin kërkuar 410 mijë euro më pak se kompania fituese dhe “GJOKA KONSTRUKSION” që kishte kërkuar 177 mijë euro më pak për të kryer punën.

Pas kompanisë Eglant qëndron Rasim Daci, një ‘ujk i vjetër’ tenderash, klient i bashkive Bulqizë, Klos, Bulqizë, Krujë, Kurbin dhe Kamëz.

Pas kompanisë BE-Si qëndron xhambazi i tenderave Hamz Ismailaj, i cili bashkë me oligarkun e Kodrës së Diellit, Gentian Sulën, ka vjedhur edhe paratë publike me ndërtimin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.

Rasim Daci, Hamz Ismailaj dhe Lefter Alla janë bërë bashkë për të vjedhur paratë publike.

Në hetimin e SPAK, thuhet se Leftar Allan ë bashkpunim me nënkryetaren e Bashkisë dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion bashkimi i operatorëve Egland dhe BE-IS, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Më pas punimet i ka bërë Aqif Konesha, i cili është i afërmi i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës dhe që kanë rënë në pranga për abuzimin me tenderin e ujësjellësit

Lefter Alla ka favorizuar të afërmin e tij Konesha për të bërë punimet e ujësjellësit. Vlera e tenderit ishte rreth 3 mln euro.

Pjesë e aferës ishte edhe nënkryetarja e Bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, e cila është arrestuar.

Postet e fundit

Idajet Beqiri: Silva Cakës po i ikën Iliri në burg, ajo nuk e imagjinon dot të jetojë pa Liken, do ketë telashe me Monikën

prapaskena

Çmendet Fania, nxjerrë kuzhinierin dhe i përmend bukën Taulant Ballës, i lëshon edhe pastrueset e hotelit duke i kujtuar fjetjet

prapaskena

Rrëfimi i Enver Jamakut: Do merrja 300 mijë euro për vrasjen e Domart Konjarit, kunatit të tij Bylykut i vura dy mina në makinë

prapaskena