Prapaskena

Pa kategori

Policia në aksion/ Kontrolle blic në disa zona dhe lokale në Devoll, raportohet për të shoqëruar

Publikuar: 04/03/2023

Një aksion i Policisë së Shtetit po zhvillohet në Devoll. Mbrëmjen e sotme, uniformat blu, po zhvillojnë kontrolle në pika të ndryshme të qytetit të Devollit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara ka gjetur dhe sekuestruar aparate celulare me të cilat dyshohet që përdoreshin nga persona të caktuar për vendosjen e basteve sportive. Sipas të dhënave të deritanishme, flitet edhe për të shoqëruar në Policinë e Shtetit, por deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar.



Më të lexuarat