Është një rast tipik kur SPAK-u duhet të nisë hetimet për ndikim të paligjshëm, shantazh dhe përdorim të medias për interesa kriminale.
Balkan Web, llogorja mediatike në prag falimentimi e rrufjanit Irfan Hysenbelliu, ka sulmuar gjyqtarin Adrian Shegën, pasi ky i fundit konfirmoi me një vendim ligjshmërinë e rrafshimit të së “Prestige Resort”, pasi ishte ndërtuar pa leje dhe për më të tepër kishte zaptuar edhe plazhin në Golem.
Meqenëse nuk i pëlqen vendimi pasi është kundër interesave të tij korruptive, Irfani ka hedhur në sulm mediat e tij, të cilat i përdor për shantazh, lëpirje, plaçkitke, favorizime nga të gjitha pushtetet dhe për t’i shpëtuar veprimit të ligjit.
Për Fanen ka një dosje të rëndë penale në prokurori për evazion fiskal dhe mashtrim, ndërsa ka mbi 100 çështje me shtetin shqiptar, në përpjekje për të përfituar si ushtar i Ilir Metës.
Irfan Hysenbelliu njihet si një nga maniakët më famëkeqë në Tiranë, ku u është vardisur që nga pastrueset deri tek çdo punonjëse në kompanitë e tij.
Rrufjani nuk ka kyrsyer as gruan e njê biznesmeni të njohur, të cilin e konsideron vëlla.
Nëse një ditë do të hapet thesi i denoncimeve, rrëfimet dhe denoncimet do të jenë me dhjetëra.
Prapaskena ka një listë me emrat e grave dhe vajzave që i janë nënshtruar epsheve shtazarake dhe të shfrenuara të Fanes.
Ish kapterri e kishte shëndërruar Prestige Resort jo vetëm një vend pazaresh me politikanë të korruptuar për ndarjen e pasurive publike, por edhe një shtëpi të famshme publike.