Kush është Gjera që ‘bredh’ sa në një fakultet në tjetrin, administratore e ‘Juridikut’ ku vajza punon si pedagoge 

Aktualitet

Publikuar: 12/02/2023

Kush është Gjera që ‘bredh’ sa në një fakultet në tjetrin, administratore e ‘Juridikut’ ku vajza punon si pedagoge 

Universitetet në Shqipëri nuk janë vetëm fabrika diplomash dhe ricikluese plagjiaturash, të rankuara nga fundi, si në vendin e gjatë mijë apo shtatë mijë.

Janë edhe zgafella nepotizmi, kartele familjare dhe krushqie.

Po sjellim shembullin zonjës Gjeraqina Çela, e cila bredh sa në një fakultet në tjetrin si administratore në konflikt interesi.

Gjeraqina Çela ka qenë kancelare dhe më pas administratore e Fakultetit të Shkencave Sociale. Më pas është komanduar administratore e Fakultetit të Drejtësisë.

Tek Fakulteti i Drejtësisë punon edhe e bija, Inva Çela. Kjo e fundit është petagoge në Departamentin e të Drejtës Civile.

Administratori harton, përcakton dhe kontrollon zbatimin e buxhetit të fakultetit.

Në rastin konret, mamaja dikton buxhetin, ndërsa e hija është përfituese e buxhetit.