Ish-deputeti Jenisheri merr pjesë Kuvendin Kombëtar të protestës, nxirret me dhunë nga rojet e sigurisë

Aktualitet

Publikuar: 18/07/2026

Ish-deputeti Jenisheri merr pjesë Kuvendin Kombëtar të protestës, nxirret me dhunë nga rojet e sigurisë

Kuvendi Kombëtar i protestës mbajti sot ditën e parë të punimeve, që u shoqërua nga disa episode tensionesh dhe përplasjesh.

Në një prej tyre ishte protagonist ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri. Ky i fundit u fut në sallë dhe u ul në karriget e para, ku ishin pozicionuar organizatorët.

Pas pak çastesh, rojat e sigurisë hynë në sallë dhe e nxorën jashtë, por vetëm për momentin, pasi më pas Jenisheri u bind dhe u ul në fund të sallës duke dëgjuar.