Pamjet / Shfryhet revulucioni i Berishës e Metës, më pak se 10 mijë vetë në shesh. Shqiptarët injorojnë luftës mes të korruptuarve në opozitë dhe korrupsionit në pushtet

Aktualitet

Publikuar: 11/02/2023

Pamjet / Shfryhet revulucioni i Berishës e Metës, më pak se 10 mijë vetë në shesh. Shqiptarët injorojnë luftës mes të korruptuarve në opozitë dhe korrupsionit në pushtet

Ndryshe nga sa kishin premtuar, Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kanë arritur dot të mbledhin as 10 % të njerëzve që kidhin premtuar në protestën e kësaj të shtune.

Berisha tha se do të mblidheshin mbi 100 mijë vetë, poamjet me dron nga lart e tregojnë se nuk as 10 mijë vetë.

Ndryshe nga sa tregojnë televizionet që operojnë me regji të PD-së, si News 24, Fax News, Euronews, Syri etj., revulucioni i dyshes Berisha-Meta mbetet vetëm në retotikë.

Shqiptarët duket se nuk i besojnë një grupi korrupsioni në opozitë që do t’i zërë vendin korrupsionit në pushtet.

Aq më tepër që edhe kauza e protestës u kompromentua. Sali Berisha, Ilir Meta dhe Shkëlzen Berisha, dolën të lidhur me Charles McGonigal, Agron Nezën dhe Dorjan Duçkën.