Arben Ahmetaj blen dhe kap Blendi Fevziun, e detytoi të bënte emision mbi një fake news të Fanes, më parë i anuloi emisionin për pagesat e Zotos, Tigrit i duhet tymnajë para arrestimit 

Aktualitet

Publikuar: 08/02/2023

Arben Ahmetaj blen dhe kap Blendi Fevziun, e detytoi të bënte emision mbi një fake news të Fanes, më parë i anuloi emisionin për pagesat e Zotos, Tigrit i duhet tymnajë para arrestimit 

Ditën e djeshme, disa media prodhuan një lajm të rremë sikur Stela Gugallja ishte arrestuar në Vjenë të Austrisë. Më pas e ndryshuan lajmin, duke thënë se ishte paraqitje në gjykatë dhe jo arrestim.

Të dy versionet ishin një mashtrim i prodhuar nga Fania, për interesa financiare, për të cilat do të flasim në vijim.

Skandali qëndron në faktin se mbi këtë lajm të rremë, gazetari Blendi Fevziu, ndërtoi mbrëmë emisionin Opinion në TV Klan.

Emsioni mbi një fake news ishte si gjithnjë në linjën e Arben Ahmetajt, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Tema e emisionin mbi një fake news që trajtohej si i vërtetë shton më tej dyshimet se Blendi Fevziu është blerë nga Arben Ahmetaj, i cili po e përdor në mënyrë të paimagjinueshme dhe degraduese.

Ahmetajt i duhej kjo tymnajë me shpresën se do të mbulojë një të vërtetë me disa elemente të veprave penale, që do të zbulohet sonte, por edhe në kushtet kur i ka dalë emri si pronari i çantave me para që u vodhën në shtëpinë e ish vartëses së tij, Alda Klosi.

Çdo media është në të drejtën e saj të mbrojë një linjë të caktuar, por është e paranueshme që të bëjë emisione për një lajm të rrëmë, duke e shtjelluar dhe tjerrur si të vërtetë. 

Gjithashtu është kompromentuese fakti që një ish ministër thellësisht i korruptuar t’i diktojë temat e emisioneve një televizioni dhe aq më tepër të anulojë temat e emisionit.

Disa javë më parë, Ahmetaj ndërhyri dhe anuloi emisionin Opinion për çështjen e pagesave korruptive të Klodian Zotos ndaj Arben Ahmetajt.

Për çështjen e pagesave të Klodian Zotos, Blendi Fevziu planifikoi një emision.

Madje, u përcaktuan dhe u konfirmuan edhe të ftuarit, mes të cilëve ish prokurori Eugen Beci, gazetarja Klodiana Lala, gazetari që zbuloi pagesat korruptive të Zotos Adriatik Doçi etj.

Emisioni u planifikua me 15 dhjetor 2022, ditën e enjte ora 21.00.

Të enjten në drekë, të ftuarit u njoftian për ndryshim plani dhe se emisioni do të shtyhej për të hënën. Të hënën, të ftuarit u njoftuan se emisioni do të shtyhej pa afat.

Në veprim u hodh Arben Ahmetaj, i cili ka lëvizur fijet në prapaskenë për të anuluar emisionin.

Meqenëse tema e emisionit ishte korrupsioni i Ahmetajt dhe përmbysja e fabulës së LSI-së për inceneratorët, dyshimet janë të forta për ndërhyrje nga ana e Tigrit, pasi nuk pati asnjë rrethanë të arsyeshme për anulimin e emisionit.

Jo vetëm kaq. Por, në 19 janar 2023, Blendi Fevziu i kushtoi një tjetër emision propagandës së Monika Kryemadhit, duke i ikur të vërtetës së hidhur për inceneratorët.

Në këtë emisionin ‘Opinion’ Monika Kryemadhi paraqiti mashtrimet e radhës, gjoja disa denoncime të reja lidhur me çështjen e inceneratorëve dhe depozitimin e mbetjeve në landfillin e Tiranës.

Mbrëmë, Fevziu i kushtoi një tjetër emision këtë herë një lajmi të rremë mbi incenaratorët.