E trembën me frikën e ‘Amerikës’ / Sa para i zhvatën Safet Gjicit dy mashtruesit e FBI-së McGonigal dhe Neza?! Femra, dollarë dhe mashtrim

Krim & Korrupsion

Publikuar: 03/02/2023

E trembën me frikën e ‘Amerikës’ / Sa para i zhvatën Safet Gjicit dy mashtruesit e FBI-së McGonigal dhe Neza?! Femra, dollarë dhe mashtrim

Faqja satirike ‘Lolita’ ka shtruar një pyetje trazuese dhe shpotitëse: “Si merrej vesh Mc Gonigal me Safet Gjicin? Se ai nuk di as shqip, jo më anglisht“.

Pyetja është e rëndësishme pasi Safet Gjici është i vetmi zyrtar publik që pretendon se ka kryer shkollën e Ministrisë së Brendshme, një shkollë që nuk ka ekzistuar kurrë.

Gjici njeh vetëm gjuhën e dallavereve, përfitimit të pasurive publike në konflikt interesi, pasurive të fshehura në Tiranë, abuzimit me pushtetin, mediokritetit dhe ‘mishit’ të pjekur.

Gjici arriti të ‘fitonte’ në Bashkinë e Kukësit duke mos pasur kandidat përballë, pasi kishte humbur përballë Xhelal Mziut në Kamëz.

Në krye të Bashkisë së Kukësit ndau para me nipërit e tij, që janë djali dhe vajza i Njazi Premçit, hajdutit famëkeq i dënuar për korrupsion.

Në biografinë e tij Gjici thekson se ka themeluar kompaninë e sigurisë “EuroGjici”, me të cilën dyshohet se vodhi paratë e bankave duke inskenuar grabitje gjatë transportimit si dhe kompaninë e ndërtimit “Kevin Construction”.

Me të dyja kompanitë, të cilat i ka kaluar formalisht në emrin e të afërmve të tij, vij të marrë miliona euro nga paratë publike, përmes tenderave korruptivë.

Këto fakte konfirmojmë se vështirë të gjendet një model tjetër më korruptiv dhe dallaverexhi se sa Gjici i ‘mishit’.

Por, duke u ndalur tek pyetja, nuk ka dyshim se si përkthyes mes Gjicit dhe ish zyrtarit të lartë të FBI ka shërbyer kodoshi Agron Neza, pjesë e treshes së agjentëve që zhvaste biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri dhe Ballkan, duke i frikësuar me ‘listën e zezë’.

Por, pse kryeagjenti i FBI-së Charles McGonigal dhe agjenti i rremë Agron Neza, janë takuar me Safet Gjicin?

Për çfarë u duhej Gjici dy mashtruesve? 

A i kanë marrë ndonjë ‘dorë të mirë’ dhe pse?

A e kanë trembur edhe Gjicin me futje në listën e zezë apo i kanë mbushur mendjen se i ishin bërë gati letrat për t’u shpallur non grata dhe se ata do ta shpëtonin?! 

E sigur është se spiuni ynë me kartën e rreme të FBI dhe kryeagjenti amerikan nuk do të humbnin asnjë minut kohë Safet Gjicin pa një inter të fortë ku luhen para.

Nuk dihet nëse këto pyetje do të marrin ndonjëherë përgjigje, por darka me Gjicin do të mbetet një nga ‘perlat’ e historisë në kufijtë e trillerit të aveturës së tre ‘superagjentëve’ Charles McGonigal, Agron Neza dhe Dorjan Duçka, çmontimi i të cilëve nga FBI ka zverdhur ndoshta për herë të parë edhe Efi Ramën.

Charles McGonigal akuzohet se ka ndihmuar oligarkët rusë, si dhe ka marrë 225 mijë euro ryshfet nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare, Argon Neza, në vitin 2017, para se të dilte në pension.

Në një aktakuzë të veçantë me nëntë pika, McGonigal akuzohet se shifrën e konsiderueshme e ka marrë në dorë në këmbim të promovimit të interesave të biznesit të ish-agjentit shqiptar, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe jeton në Nju Xhersi.

Në dosjen e Charles McGonigal flitet për një “person A” dhe një “person B”, që janë Agron Neza dhe Dorian Duçka.

Neza i ka dhënë paratë McGonigal pasi janë takuar me Edi Ramën. Autoritetet amerikane kanë thirrur Ramën për të dëshmuar, por nuk ka akuza ndaj tij.