Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani paraqitet në SPAK

Politikë

Publikuar: 30/01/2023

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është thirrur sot në SPAK.

Sipas burimeve ai është thirrur nga prokurori Elvin Gokaj, në cilësinë e deklaruesit për privatizimin e një ish-fabrike buke.

Ai u largua nga drejtimi i ministrisë në vitin 2016, ndërsa postin e tij e mori Arben Ahmetaj. Ndërkohë, pritet që detaje të reja të dalin në dritë në lidhje me dëshminë e ish-ministrit Cani.