Krim & KorrupsionKryesore

15 miliardë lekë / Kush është shefi i drogës dhe prostitucionit që kryeson listën për vlerën e tenderave në Shëndetësi. Pse SPAK nuk zbaton ligjin anti-mafia?

Zakonisht, bosët e drogës qëndrojnë në hije dhe të fshehur në zgafella, pastrojnë në heshtje paratë e krimit dhe shijojnë pa zhurmë pasuritë.

Në Shqipëri kapardisen si biznesmenë, shfaqen në media, japin mend, flasin në emër të medias dhe marrin para publike.

Një bos i hershëm droge dhe prostitucioni në Itali, i dënuar për krime të rënda, kryeson listën e kompanive sa i takon tenderave me vlerën më të madhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe degëve të saj.

Bëhet fjalë për Lefter Lamajn, një petsonazh i dënuar për aktivitet kriminal në Itali, i cili qëndron pas kompanisë Dejvis shpk (me nipt K31420012M, me objekt në fushën e lavaderisë, kompani të cilën e ka kaluar në emrin në emrin e bashkëshortes së tij pa letra, Kristinka Leka.

Kjo kompani ka marrë deri më tani mbi 15 miliardë lekë tendera në shëndetësi, duke u bërë kompania që ka marrë vlerën më të lartë të parave publike në shëndetësi.

Dejvis shpk ka lënë pas kompani të tjera si Biometric Albania, GTS shpk, OES Distrimed, Megapharma, Pegasus, Euromed, Montal etj.

Nga rreth 23 mijë tendera të zhvilluara në Shëndetësi vitet e fundit, ku kanë marrë pjesë dhe kanë marrë para mbi 900 kompani, kompania e bosit të drogës dhe prostitucionit qëndron në krye.

Duhet e habitshme se si deri më sot, Lefter Lamaj, një bos i njohur dhe i dënuar për aktivitet kriminal, nuk i është nënshtruar ende zbatimit të ligjit anti-mafia, për t’i sekuestruar pasuritë që ka kaluar në emrin të afërmeve, përfshirë edhe kompaninë Devis shpk.

Ligji shqiptar ndalon të skeduarit dhe të dënuarit si bosë droge dhe krimi të marrin pjesë në tendera, ankande publike dhe në çdo proces për të përfituar para apo pasuri publike. Por, Lefter Lamaj ka bërë disa lëvizje, për t’i shpëtuar konfliktit të drejtpërdrejtë me ligjin dhe për të kamufluar pastrimin e parave të pista.

Lamaj kaloi kompaninë ‘Devis’ shpk në emër të gruas së tij (jo me letra) Kristinka Leka, duke i shitur aksionet për gjoja 80 milionë lekë.

Pas aktivitetit kriminal si një nga shefat e drogës dhe prostitucionit në Itali, Lefter Lamaj, në vitin 2004, themeloi kompaninë ‘Devis’, me objekt shërbim lavanderie dhe pastrim kimik.

Pas identifikimit si bos droge në Itali, Lamaj, në janar të vitit 2008, ia kaloi kompaninë gruas së tij, Kristina Leka. Sipas kontratës, Leka do ia jepte 80 milionë lekë Lamajt jashtë zyrës noteriale.

SPAK mund të hetojë Kristinka Lekën se nga i gjeti 80 milionë lekë për t’i ‘blerë’ kompaninë burrit të saj, por duhet të hetojë gjithashtu Lamaj se nga i mori paratë për kapitalin e kompanisë, që në fakt janë para droge, dhe a është kompania Devis shpk derivat i mafies italiane.

 

Postet e fundit

VIDEO/ Bleu ‘Amita’ në market për fëmijët, qytetari shokohet nga ajo që gjen brenda në shishe

prapaskena

Fansi i Berishës nis peticion kundër ambasadores Kim: Është minuese e demokracisë, jemi shqetësuar për Shqipërinë

prapaskena

Meta: Ish të përndjekurit politikë nuk mbushin mirë! Berisha: Janë fundërrina dhe llumi i shoqërisë

prapaskena