AktualitetEkonomiKryesore

Drejtori i ‘pensioneve’ Astrit Hado afera me tendera, vjedh edhe naftën e shtetit, abuzime me emërimet, makinat publike përdoren privatisht, lidhja klienteliste me Ben Tigrin 

Kontrolli i Lartë i Shtetit, përmes një raporti të detajuar, ka konstatuar se në Institutin e Sigurimeve Shoqërore me në krye Astrit Hadon është vjedhur edhe karburanti.

KLSH ka konstatuar edhe afera flagrante me tendera në ISSH. Përgjithësisht, tenderat janë zhvilluar pa garë, kompanitë fituese nuk plotësonin kriteret e shpallura, janë shpallur fituese kompani pa licencë për ushtrimin e aktivitetit parashikuar në objektin e kontratës, janë vendosur kritere arbitrare etj.

Skandali është i dyfishtë. Së pari zyrtarët publikë vjedhin deri edhe tek nafta.

Së dyti, qeveria nuk merr asnjë masë për t’i shkarkuar dhe çuar për ndjekje penale abuzuesit.

Sipas raportit, Astrit Hadon, i cili dyshohet se fsheh pasirinë, çdo vit e rrit me 150 % konsumin e naftës, ndërsa numri i makinave është i njëjtë. Jo vetëm kaq. Në vitin 2019, Astrit Hado ka marrë nafte për 5 automjete të cilat i mungojnë “Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Për vitin 2019, Hado ka parashikuar 13 mijë litra naftë, pa asnjë dokument për normën e konsumit.

Ndërkaq, Prapaskena ka të dhëna se drejtuesit e ISSH i përdorin makinat e shtetit për punë private dhe nevojat familjare.

Drejtuesit shkojnë për pushime dhe lëvizin fundjavave me makinat publike dhe me naftën e shtetit.

Astrit Hado mban në punë në pozicion drejtues motrën e ish ministrit Arben Ahmetaj, e cila shkon në punë vetëm kur duhen firmosur abuzimet.

Në fakt ka dyshime se është Ahmetaj që mban në atë pozicion Astrit Hadon. Nga ana tjetër, Ahmetaj, kur ishte Ministër Financash, emëroi gruan e Hados tek AMF-ja.

Që kur drejtimin e ISSH e mori Hado, në asnjë rast nuk janë publikuar vendet e lira për punësime në faqen e institucionit, në kundërshtim me ligjin.

Vetëm në disa raste është zbatuar rregullorja e bremdshme për rekrutimet. Emërimet bëhen me pazare dhe diktime.

Postet e fundit

Flet xhaxhai i Visart Cengut: Nipi u qëllua brenda makinë nga prapa, plumbi i kapi zemrën

prapaskena

Situata e motit të keq në Lezhë, 220 ha tokë bujqësore të përmbytura

prapaskena

Blendi Fevziu bën denoncimin: Fotot e mia po përdoren për të joshur femrat braziliane, bëjnë si të pasur

prapaskena