Shembja e hotelit pa leje “Prestige Resort” në Golem duket se nuk e ka zbutur zemërimin e Edi Ramës ndaj Irfan Hysenbelliut, përfituesit të pasurive dhe parave publike, duke përdorur median si shantazh dhe për të mbajtur plaçkën e zhvatur.
Prapaskena mëson se Edi Rama i ka dhënë ultimatum Fanes që deri në 1 janar 2023 të lirojë godinën e News 24, pasi është një godinë shtetërore që Fania e shfrytëzon pasi i ka mbaruar kontrata.
I mësuar duke mos paguar taksa dhe detyrime ndaj shtetit, Irfani nuk ka zbatuar kontratën klienteliste as kur ishte në fuqi.
Në kuadër të ofensivës për të dobësuar Ilir Metën, duke i goditur bizneset dhe krahët, Rama ka i kërkuar Fanes të nxjerrë plaçkat nga godina në Shkozë deri në 1 janar 2023.
Sipas burimeve, Fania po përgatitet për rezistencë. Ai ka gjetur një gjyqtar kamikaz në Tiranë, për të marrë një sigurim padie, për të mbajtur godinën publike.
Madje Fania po çon tek godina pajisjet për të hapur televizionin e ri Panorama.
Një marifet të tillë Irfanit ia ka mësuar Tigri, një frekuentues i rregullt i “Prestige Resort” para se të shembej.
I dëbuar nga Rama nga partia dhe qeveria, Tigri është afruar më tej me Ilir Metën dhe Fanen, tek të cilët mendon se do të gjejë mbrojtje në kushtet kur përflitet për një arrestim nga ana e SPAK-ut.