Ky është Astrit Terolli që përdhunoi vajzën 11 vjeçe të shokut të tij në Tiranë, e gjeti vetëm në shtëpi

Aktualitet

Publikuar: 16/11/2022

Ky është Astrit Terolli që përdhunoi vajzën 11 vjeçe të shokut të tij në Tiranë, e gjeti vetëm në shtëpi

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 55 vjeçarin Astrit Terolli i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 11 vjeçare.

Abuzimi seksual me të miturën, mësohet se ka ndodhur në shtëpinë e kësaj të fundit teksa i ati nuk ishte aty. Ndërsa prokuroria ka nisur hetimet e mëtesjhme për rastin e rëndë të ndodhur në kryeqytet.

Ne kemi siguruar foton e Astrit Terollit i cili akuzohet se ka dhunuar seksualisht të miturën në Tiranë. Bëhet me dije se ka qenë e mitura ajo që ka rrëfyer ngjarjen e rëndë tek prindërit e saj dhe këta të fundit, kanë kallëzuar në polici dhunuesin Astrit Terolli.