Salianji shkon te ‘Siguria’ me abetare në duar: E kam sjellë t’ia jepni Ardi Veliut të mësojë shkrim e lexim! S’mund t’ia japim vettingun e policisë një analfabeti

Politikë

Publikuar: 11/11/2022

Salianji shkon te ‘Siguria’ me abetare në duar: E kam sjellë t’ia jepni Ardi Veliut të mësojë shkrim e lexim! S’mund t’ia japim vettingun e policisë një analfabeti

Me debate është zhvilluar seanca ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë mes opozitës dhe mazhorancës ku u miratuan ndryshimet ligjore për t’i kaluar procesin e vettingut të policisë AMP-së. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kundërshtuar procesin e vettingut për policët, duke thënë se ka dështuar, pasi deri më tani nga 11 mijë policisë që ka gjithsej Policia e Shtetit është bërë vettingu vetëm për rreth 100 punonjës policie. Sipas tij, këto ndryshime ligjore po bëhen pikërisht para zgjedhjeve vendore me qëllim që PS të ushtrojë presion ndaj policëve për t’u marrë votat.

Me një abetare në duar kishte zgjedhur të shkonte sot Salianji në mbledhjen e komisionit, ndërsa tha se e kishte sjellë për t’ia dhënë drejtorit të AMP-së, Ardi Veliut, por ai mungonte në seancë. Salianji ia la ‘porosi’ deputetëve të PS-së që t’ia japin abetaren duke thënë se po bën një kontribut që Veliu të mësojë shkrim e lexim.

Ndonëse ligji kaloi me votat e socialistëve, Salianji kundërshtoi duke thënë se nuk mund t’i jepet vettingu i policisë një drejtuesi analfabet që ofendon çdo efektiv që ka zgjedhur të shkollohet.

Ervin Salianji: Kemi kaluar këtu dhe e kemi kundërshtuar, ligjin për vettingun epunonjsve të policisë. Sot me shkresë zyrtare informacion se nga 11 mijë punonjës, ligji vettingut në 5 vite ka dështuar plotësisht duke kaluar në filtra as 100 punonjës të policisë. Ky ligj po vjen para zgjedhjeve që ju të kontrolloni policët para zgjedhjeve dhe ti vendosni nën presion dhe si ka mundësi që gjithë vettingu i policëve i lihet një drejtuesi që sot nuk është këtu, që fyen çdo punonjës police që investojnë në shkollim. Si hap i parë që duhet të bëjmë, duhet ta ndihmojmë atë të kalojë vettingun në klasë. Do i jap përfaqësuesve të ministrisë një abetare që të mësojë shkrim e këndim. Do ia jap që t’ia jepni drejtorit, Veliut të mësojë shkrim e lexim. Pasi të kalojë testin hajde diskutojmë. Nuk shkon të ketë kriminelë, që manipulojnë ngjarjet kriminalë. Nuk mund ta kalojmë ligjin që i jep një analfabeti funksional të kalojë nën vetting punonjësit e policisë së shtetit. Abetaren po e jap si kontribut që të mësojë shkrim e këndim. Ky fyen çdo njeri, çdo punonjës të policisë së shtetit. Prit pra se nuk e kam përfunduar. Pse shqetësoheni ju? Ore ju shqetësoheni nga librat.

Naço: Depresioni juaj na shqetëson
Salianji: Po jo mo jo se nuk jemi ne fare në depresion. Në depresion janë njerëz që nuk bëjnë luftën ndaj krimit, nuk bëjnë detyrën që u ka ngarkuar ligjin. Depresion është shoqëria shqiptare që për shkak të vullnetit politik të PS vendos në krye njerëz analfabet. Po pse nuk ka PS djem edhe vajza të shkolluara.
Naço: Ky është depresion, jeni të dëshpëruar
Salianji: Na lini ta vlerësojnë qytetarët
Naço: Nuk ua zgjidhim dot problemet e brendshme
Salianji: Në vend të largoni njerëzit që janë të përfshirë… (i fiket mikrofoni)