Në interpelancën e thirru sot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar policinë se ka dorë në zhdukjen e Ervis Martinajt.
Nga foltorja e Kuvendit, Salianji u shpreh se në radhët e Policisë së Shtetit qarkullon një informacion se 5 minuta se të bëhej kontrolli në hotel i është dërguar mesazh të shumëkërkuarit që të largohej bashkë me missin Deta Kokomani.
“Po e them këtu atë që qarkullon nën zë në radhët e Policisë së Shtetit për Ervis Martinaj. Nuk jepni dot përgjigje sot çfarë bëhet është gjallë a vdekur. 5 minuta para se të shkonte në hotel Policia e Shtetit, e keni lajmëruar për t’u larguar se keni pasur tjetër plan. Ish- drejtori i Policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni. Ju e keni hequr vetëm se ka pasur lidhje me SHBA. Ja ku i ke vrasjet më të rënda. Nuk e keni hequr për objektiv ju atë. Se çfarë objektivi do plotësojë ai kur ke të njëjtët drejtorë”, u shpreh ai.
Përballë kësaj akuzë e zërave që pretendohet se flitet në radhët e uniformave blu, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zgjodhi të heshtte.
Ai nuk tha asnjë fjalë për Ervis Martinajn, po zgjodhi që t’iu përmbahej shifrave që kishte përgatitur në fletë.
Çuçi tha se gjatë qeverisjes së Ramës, numri i vrasjeve me dashje ka rënë, në krahasim me vitet para 2013.