“Më dhemb barku”, gjyqtari Bedri Qori ia mbath nga drejtësia sapo iu afrua Vetingu, pasuri me para korrupsioni, ikën edhe Miranda Konica

Krim & Korrupsion

Publikuar: 25/09/2022

“Më dhemb barku”, gjyqtari Bedri Qori ia mbath nga drejtësia sapo iu afrua Vetingu, pasuri me para korrupsioni, ikën edhe Miranda Konica

Një nga skemat më të përhapura të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për t’i shpëtuar “turpërimit” të shkarkimit për lidhje me krimin, pasurinë e fsheshur apo për kriterin e profesionalizmit, është dorëheqja nga drejtësia.

Një skemë të tillë e kanë përdorur gjyqtarët më të pasur, apo ata të cilët kishin gati një vend në zyrat më të mëdha të avokatisë, atje ku do të mund të pastronin milionat e fituara nga vendimet e dyshimta.

Këtë rrugë ka ndjekur edhe gjyqtari i Tiranës, Bedri Qori, i cili ia ka mbathur nga sistemi për të evituar shkarkimin. I lakuar për vendime korruptive dhe pasuri me para të dyshimta, Qori ka vendosur të largohet nga drejtësia sapo ka nisur t’i ngushtohet rrethi i Vetingut.

Gjyqtari ka depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për heqjen dorë nga statusi i magjistratit, me motiv ngarkesën në rritje të punës, plotësimin e vjetërsisë në detyrë prej më tepër se 35 vjet, si dhe për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Pas dorëheqjes, Komisioni i Vetingut ka vendosur të përjashtojë gjyqtarin Bedri Qori për 15 vite nga drejtësia me vulën e të korruptuarit.

Bedri Qori është denoncuar në media se i ka kaluar me letra false një pasuri marramëndëse Arben Relit, pikërisht pronat dhe truallin e “Morava Resort” në Korçë.

Me rrogën e tij dhe të bashkëshortes, Bedri Qori, kishte troje në bregdet, apartament në Tiranë, lokale, garazhe, makina. Madje, edhe para’ kesh në shtëpi, ndërsa dy vajzat i kanë shkolluar në SHBA.

Ai ka bërë transferta mijëra USD për në Amerikë, madje ka edhe “dëngjet” me para kesh në shtëpi. Por, edhe faturat fiktive nga shitjet apo nga qiratë e lokalit.

Më 21 shtator, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi gjithashtu të ndëpresë procesin e rivlerësimit ndaj gjyqtares së Elbasanit, Miranda Konica për shkak të dorëheqjes së saj.

Në vendimin e KPK sqarohet se hetimi administrativ ndaj gjyqtares Konica ka filluar në qershor të vitit 2020. Në gusht të 2022-it, Komisioni është njohur me një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për gjyqtaren Konica.

Megjithëse në pjesën ku pasqyrohen rrethanat e çështjes, KPK nuk jep detaje lidhur me dorëheqjen e subjektit nga detyra, në kreun ku parashtrohen arsyet e përfundimit të procesit të rivlerësimit për Konicën, thuhet se subjekti ka ushtruar të drejtën për t’u dorëhequr.

Bazuar në kriteret e përcaktuara në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, Komisioni vendosi sanksionin që i kufizon të drejtën t’u emëruar në çdo nivel të sistemit të drejtësisë për gjyqtaren Miranda Konica.

Gjyqtarja e Elbasanit Miranda Konica, njihet edhe për vendimin skandaloz, kur dënoi me vetëm 4 vite burg Behar Pemën, i cili pasditen e 13 shtatorit 2020, në dalje të tunelit të Elbasanit, vrau dy vajzat Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia, 19 dhe 18 vjeç, duke goditur nga pas makinën e tyre.

Gjyqytarja Miranda Konica është përfolur ditët e fundit nga mediat se ironizon dhe bullizon në mënyrë jo etike kolegët e kësaj gjykate ku së fundmi është bërë një shqetësim serioz jo vetëm për staffin e kësaj gjykate, por edhe për prokurorinë, duke krijuar konflikte banale.

Dritan Konica, bashkëshorti i Gjyqytares Miranda Konica, i cili punon si ekspert në të njëjën gjykatë, fundmi ka krijuar një lidhje jashtmartesore dhe ky fakt duket se ka irrituar gjyqtaren Konica.