Vjedhja, ligësia dhe shfrytëzimi i varfërisë duket se nuk njeh moshë, thinja, gjini dhe racë. Një gjyshe 72-vjeçare shfrytëzon si në mesjetë gra dhe vajza në rrobaqepësinë e saj në Paskuqan, ndërsa më në fund u mban edhe paratë, duke i paguar 6-7 mijë lekë në muaj ose rreth 70 USD.
Bëhet fjalë për gjyshen Natasha Mantho, që shihni në foto, pronare e kompanisë Malna tex, me nipt: L32308017P, themeluar në vitin 2013 dhe me kapital 100 mijë lekë, ku si objekt veprimtaria ka shitje produkteve të konfeksioneve si dhe prodhim të trikotazhit dhe të veshjeve prej leshi dhe çdo lloji tjetër filli natyral apo sintetik.
Natasha Mantho nga Korça hapi kështu një rrobaqepësi në zonën e Paskuqanit në Tiranë, duke shfrytëzuar gratë dhe vajzat e zonave përreth, në kushte të vështira ekonomike. Sipas disa denoncimeve që kanë mbërritur në redaksinë e Prapaskenës, Natasha Mantho, në bashkëpunim me ekonomisten, kanë punësuar gra dhe vajza në të ‘zezë’, të pasiguruara.
Për veten e vet, gjyshja Natasha Mantho ka caktuar dy rroga të majme si drejtore ekzekutiv në ndërmarrje dhe si drejtore ekzekutive në tregti.
Dyshja e zonjave shfrytëzojnë deri në tre muaj gra dhe vajza në rrobaqepësinë e skllavërimit, në kushte të vështira dhe norma të larta qepje, prerje etj., dhe më pas i largojnë nga puna, duke u mbajtur gjysmën e pagës minimale mujore. Pagesat gjysmake bëhen kesh.
Kjo skemë kriminale zbatohet prej vitesh në rrobaqepësinë e Natashës në Paskuqan. Vjedhje është e shumëfishtë. Vidhet mbi djersën e grave dhe vajave, të cilave u zerohen ditët e punëst. Shmanget pagesat për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, për një pjesë të punonjësve. Kryhen veprime jashtë sistemit bankar, duke ngritur dyshime edhe një skemë të pastrimit të parave.
Nuk plotësohen një sërë kushtesh të tjera që nga detyrimi i prezencës së një specialisti shëndetësor, kushtet e sigurisë, higjienës etj. Ftojmë inspektoratet përkatëse dhe hetimin tatimor të bëjë një verifikim të rrobaqepësisë skllavëruese të Natasha Manthos dhe rrethit të saj familjar, që fshihet pas.
Ironia qëndron në faktin që kjo qendër skllavërimi, ku gra dhe vajza shfrytëzohen për një pagë minimale dhe qesharake për 30 mijë lejë në muaj, ku edhe këtë pagë nuk e marrin të plotë, pra kjo rrobaqepësi është vizituar për propagandë edhe nga funksionarë publikë që nga Rakip Suli dhe Elisa Spiropalit, të cilës duket se nuk i kanë bërë përshtypje kushtet skandaloze të punës së grave dhe vajzave, për të drejtat e të cilave flet ndonjëherë në Kuvend.