Ilir Meta dhe Beqja do merren të pandehur?! Krerët e SPAK dhe BKH thirren 1 javë në SHBA, raportim dhe plane

Aktualitet

Publikuar: 02/08/2022

Ilir Meta dhe Beqja do merren të pandehur?! Krerët e SPAK dhe BKH thirren 1 javë në SHBA, raportim dhe plane

Drejtuesi i lartë i SPAK, Arben Kraja së bashku me prokurorin e posaçëm Vladimir Mara dhe drejtoreshën e BKH Aida Veizaj po zhvillojnë një vizitë zyrtare në SHBA.

Gjatë vizitës një javore në Washington ata do të takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK, njëkohësisht edhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet ligjore në SHBA.

Synimi është që të rritet numri i ndjekjes penale ndaj krimit të i organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimin e aseteve kriminale në Shqipëri.

Gjatë vizitës, krerët e SPAK dhe BKH-së do raportojnë dhe do të marrin direktiva për goditjen e korrupsionit në nivele të larta në Tiranë.

Në shenjestër të SPAK janë Ilir Beqja dhe Ilir Meta. Beqja pritet të arrestohet për 4 koncensione korruptive në shëndetësi, ndërsa Ilir Meta pritet të merret i pandehur për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie etj.

Disa prokurorë janë gati të firmosin arrestimin e Ilir Beqjas, por sipas burimeve ende nuk ka një prokuror që të pranojë të marrë Ilir Metën të pandehur, edhe pse është kapur duke lebuar me 1.2 milionë USD para të pista.

Nuk është më sekret që goditja e Ilir Metës kërkohet nga Perëndimi, por gjithnjë bazuar në fakte dhe prova inkriminuese siç është edhe dosja e lobimit.

Prokurori që do të firmosë marrjen e Ilir Metës të pandehur duket se do të marrë garanci maksimale nga SHBA-BE për të gjitha sulmet dhe reagimet e Metës dhe të grupit të tij më pas.