Skandal i shumëfishtë në Sarandë: Pushtim i pronës publike nga baronë droge, korruptim të prokurorëve gjyqtarëve, ndërsa IMT-ja, policia bashkiake dhe policia e shtetit janë kapur nga karteli i drogës dhe ndërtimit.
Në prill 2022, policia arrestoi Klodian Omerin pasi kishte ngritur një ‘shtëpi bari’ në zonën e Nivicës në Sarandë.
Sot Omeri jo vetëm është i lirë, duke korruptuar gjyqtarë dhe prokurorë, por është shfaqur me një bandë prej 30 vetash, duke pushtuar rreth 4 mijë m2 plazh publik në Sarandë, për të bërë biznes.
Pra Omeri ka dalë për disa ditë nga burgu dhe ka aktivizuar bandën e tij për pushtimin e plazhit publik.
Skandali konsiston në faktin se banda është shoqëruar nga një furgon policie, ku në krye të operacionit ishte Oficeri i Policisë Gjyqësore Viktor Gjergji, i cili dyshohet se për të organizuar mbrojtjen e narko-trafikantit Klodian Omerit ka marë si rryshfet 5000 euro, për të cilin do të japim detaje në vijim.
Jo vetëm kaq. Por, narkosi Omeri ka miqësi edhe me kreun e Policisë Bashkiake Sarandë, Gëzim Allkushi, i cili i jep kurajo dhe gajret Omerit për të vazhduar.

Allkushi është edhe shefi i IMT-së Sarandë, në vend të Romina Pulajt, e arrestuar që në shkurt të këtij viti, për bashkëpunim me mafien e ndërtimit për ngritjen e kullave pa leje.
Në kërkim është edhe vartësi, njëherësh dashnori i Romina Pulajt, Martin Arapi, si bashkëpuntorë me mafien e ndërtimit. Çifti, përveç shtratit, ndanin pazare me kartelin e ndërtimit.
Pjesë e kartelit është edhe personazhi kontrovers Kol Noku, i cili ka ndërtuar 3 kate pa leje në një pallat. Noku jo vetëm nuk është arrestuar, por shëtit në vende ekzotike.

Policia ka arrestuar me urdhër të prokurorisë edhe drejtorin e urbanistikës, Pandi Zhorga, i cili kishte kaluar plazhin publik në emrin e klientëve të kupolës shtetërore në Sarandë.
Të implikuar janë edhe kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma dhe ish drejtori i Hipotekës Ardi Kola, por që nuk janë arrestuar ende.
Pjesë e grupit është edhe gangoja Eleron Gjoni, një personazh i dënuar më vendim të formës së prerë për fshehje pasurie.
Eleron Gjoni është sekretar i përgjithshëm i bashkisë, pra numri 2 i bashkisë Sarandë dhe kryetar i degës së PS. Gjoni ka vartëse në bashki gruan e tij, si shefe e burimeve njerëzore.
Nuk dihet nëse Eleron Gjoni është shkarkuar apo jo ende, por ai është pjesë mafies shtetërore në Sarandë, bashkë me Gëzim Allkushin, i cili duhej të ishte arrestuar si Romina Pulaj.
