Berisha akuzon, del blof dhe pastaj e fshin

Politikë

Publikuar: 13/07/2022

Berisha akuzon, del blof dhe pastaj e fshin

Sali Berisha ka sulmuar bluzat e bardha që nuk i japin shërbim qytetarëve dhe se i lënë të shtrihen rrugëve.

Në fakt, burimet nga QSUT bëjnë me dije se ”pacienti në fjalë, ka qenë i shtrirë në gjendje të alkoolizuar pranë lulishtes së QSUT.

Të lajmëruar nga qytetarët, stafi mjekësor ka dalë menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë.

Më pas pacienti i intoksikuar nga alkooli është shtruar por teksa ka filluar mjekimin, ka refuzuar personelin dhe është shtrirë në tokë duke mos pranuar të vazhdojë trajtimin.

Me insistimin e personelit mjekësor pacienti është shtruar dhe më pas është larguar nga spitali”.

Pas blofit me këtë denoncim, Berisha e ka fshirë postimin.

E njëjta gjë i ndodhi disa ditë më parë, kur shkruante se Erion Veliaj kishte fshehur vdekjen e një punonjësi.

Veçse ai jetonte në Sukth, jo Tiranë.

Edhe atëhere, pasi doli blof, u detyrua ta fshijë “denoncimin”.