Kush do ta fitojë Presidencën? Balla: E meritojnë edhe Ruçi, edhe Nano, po kujdes me lajmet!

Politikë

Publikuar: 03/06/2022

Kush do ta fitojë Presidencën? Balla: E meritojnë edhe Ruçi, edhe Nano, po kujdes me lajmet!

Teksa procesi për zgjedhjen e presidentit po afrohet në orët e fundit, në media prej ditësh qarkullojnë emra që mund të shihen si kandidatë potencialë për marrjen e këtij posti.

Ditën e sotme në Fier, kreu i grupit të PS Taulant Balla u pyet nga gazetarët në lidhje me emrin e ish-kryeministrit socialist Fatos Nano.

Balla u shpreh se si Nano, ashtu edhe Gramoz Ruçi, një tjetër emër i lakuar për marrjen e këtij posti, janë emra që e meritojnë të jenë presidentë të republikës.

“Një koleg me pyeti për Gramoz Ruçin, ju më pyesni për Fatos Nanon. Natyrshëm që këta dy emra për mua janë gjithmonë emra që e meritojnë të jenë Presidentë të Republikës, por duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm”, tha Balla.