INCIDENTI: Familjarët e Bujar Nishanit heqin kurorën me lule të dërguar nga Lulzim Basha

Politikë

Publikuar: 03/06/2022

INCIDENTI: Familjarët e Bujar Nishanit heqin kurorën me lule të dërguar nga Lulzim Basha

Ceremonia shtetërore për dhënien e lamtumirës së ish-presidentit Bujar Nishani kanë marrë pjesë figurat e larta të politikës nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe diplomatë të huaj.

Ata dhe shumë të tjerë shprehën ngushëllimet familjarëve të Nishanit duke vlerësuar edhe figurën e tij si president.

Në ceremoninë e ditës së sotme kanë marrë pjesë edhe deputetë të PS, ministra, grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe vetë Sali Berisha, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ish-presidentë, ambasadorja Yuri Kim, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shumë të tjerë. Ajo që u vu re ishte mungesa e ish-kryedemokratit Lulzim Basha.

Ky i fundit kishte dërguar me postë një kurorë me lule. Ai që vendosi kurorën mbi arkëmortin e Nishanit në emër të Bashës, ishte Agest Kopellaj.

Ky veprim nuk është mirëpritur nga familja Nishani, ku një person shfaqet në një videon ku heq kurorën e Lulzim Bashës.