Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar si kurrë më parë për të luftuar të gjitha format e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.
Angazhimi i SHBA konsiston në disa drejtime: Në investimin për hartimin, miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, asistencën për ngritjen e SPAK dhe BKH, struktura të cilat janë projektuar për të goditur krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.
Angazhimi i SHBA konsiston në mbështetje të Vetingut që po ‘kosit’ gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, në mesazhet kundër frontit anti-reformë etj.
Angazhimi i SHBA konsiston edhe në sanksione ndaj politikanëve, biznesmenëve, pushtetarëve, gjyqtarëve, prokurorëve etj., të përfshirë në veprimtari të paligjshme, por që nuk janë ndëshkuar dhe nuk ndëshkohen nga drejtësia e korruptuar.
Masat ndëshkuese konsistojnë në shpalljen non grata, refuzim të vizës amerikane, masa nga Departamenti i Thesarit për bllokim pasurie etj.
A do të marrë masa Departamenti Amerikan i Shtetit ndaj çiftit të biznesmenëve Besnik dhe Nevila Dudaj, të cilët në bashkëpunim me segmente të biznesit të bixhozit në Shqipëri, kthyen një pjesë tê hotelit të tyre, Hotel Adriatik në Durrës, në bazë bixhozi?
Historia
Pamjet e publikuara nga ‘Prapaskena’ tregonjnë se si një pjesë e Hotel Adriatik në Durrës ishte kthyer në një bazë bixhozi, sipas policisë, pa u licencuar dhe certifikuar nga Agjencia e Monitorimit të Lojërave të Fatit.
Në janar të këtij viti, policia njoftoi finalizimin e një aksioni për goditjen e qendrës së bixhozit në Hotel Adriatik në Durrës, duke sekustruar pajisjet e kumarit dhe arrestuar tre menaxherët Muhittin Cenk Omeroglu, Robert Cristian Nicolof dhe 38-vjeçari Sergo Solstev.
Në kërkim u shpall Rovena Zahiri, në cilësinë e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës në kompaninë e kazinosë “Adria Entertainment”.
Tre administratorët janë liruar më pas nga prokurorja Enkeleda Xhengo, e cila sipas procedurave penale, mund t’i diktojë masën shtrënguese gjyqtarit për të arrestuarit.
Nga ana tjetër bashkëpronarë të Hotel Adriatik në Durrës janë çifti Nevila Dudaj dhe Besnik Dudaj, të cilët do të përfitonin nga dhënia me qira e ambienteve për bixhoz.
Mbetet për t’u parë nëse prokurorja Enkeleda Xhengo do t’i marrë ose jo pronarët e hotelit nën përgjegjësi penale.