Pas kërcënimit të Edi Ramës, SPAK bllokon arrestimin e Ilir Beqjas për 4 koncensionet korruptive 400 milionë euro

Kryesore

Publikuar: 28/04/2022

Pas kërcënimit të Edi Ramës, SPAK bllokon arrestimin e Ilir Beqjas për 4 koncensionet korruptive 400 milionë euro

Pas shpërthimit të Edi Ramës, në 9 prill 2022, kundër SPAK, fshihet fati i një prej ish ministrave më të akuzuar për korrupsion, pazare dhe dëme buxhetore, të cilin Edi Rama nuk pranon ta lëshojë nga frika se mund ta tërheqë edhe atë pas.

Bëhet fjalë për ish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqjan, protagonistrin e 4 koncensioneve korruptive: check-up, sterilizimi, dializa dhe laboratorët, me vlerë mbi 400 milionë euro.

Koncesnionet korruptive dhe klienteliste po zbatohen, po në mënyrë korruptive nga pasuesja e Beqjas, Ogerta Manastirliu. E gjithë afera është zbërthyer dhe faktuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, mediat, analiza dhe raporte serioze.

Ilir Beqja po hetohet prej më shumë se 1 vit nga SPAK, për rolin e tij në aferën me 4 koncensionet.

Sipas burimeve të sigurta, prokurorët e SPAK kanë krijuar bindjen bazuar në prova dhe fakte të zbuluara gjatë hetimit, se Ilir Beqja duhet arrestuar menjëherë dhe bashkë me të, edhe një grup zyrtarësh dhe biznesmenësh.

I informuar për planin e arrestimit, Edi Rama ndërmori një lëvizje. Në nëntor të vitit të kaluar, Rama e emëroi Beqjan drejtor të Agjencisë së Donatorëve, duke i dhënë një mesazh SPAK që të tëhiqej nga arrestimi i bashkëpuntorit të tij.

Rama u shpreh për Beqajn kur e emëroi se “Ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ka një hetim për të kur ka qenë ministër. Është një njeri që e vlerësoj shumë për aftësinë e tij”.

Megjithatë, SPAK nuk u ndal. Vijoi hetimet dhe nuk hoqi nga tavolina planin për arrestimin e Beqjas. Në këto kushte, Edi Rama nisi të nervozohej, ku në 9 prill 2022, sulmoi hapur SPAK-un, duke e paralajmëruar se boll po arrestonte hajdutët e tij dhe se duhet të hetonte edhe djathtas, sidomos Sali Berishën.

Deklarata ishte një shantazh i hapur nga SPAK, për të shpëtuar Ilir Beqjan, por edhe ministra dhe drejtorë të tjerë të Rilindjes të përfshirë në korrupsion madhor.

Sipas burimeve, pas kërcënimit nga ana e Ramës, SPAK ka stopuar planin për arrestimin e Ilir Beqjas. Mbetet për t’u parë nëse SPAK po shtyn në kohë apo do të tëhiqet nga arrestimi i Beqjas, duke iu nënshtruar presionit të Edi Ramës.

Një tërheqje e mundshme për shkak të presionit të Ramës, do të hidhte në erë besimin tek SPAK-u, si një investim amerikan për të goditur korrupsionin nē nivele të larta në Shqipëri. Dhe nëse ka një simbole të korrupsionit elitar në Shqipëri, njëri prej tyre është Ilir Beqja.

Po kujtojmë vetëm një fakt: Ilir Beqja i dha një koncension me vlerë mbi 100 milionë euro shokut të tij Ilir Rrapaj, i cili kishte një kompani ndërtimi në Peruxhia me vëtëm një punëtor dhe me kapital 1500 euro. / Pamfleti