Pas Romina Pulajt, drejt prangave dhe drejtori i urbanistikës Pandi Zhonga, Saranda nën hijen e prangave

Aktualitet

Publikuar: 24/04/2022

Pas Romina Pulajt, drejt prangave dhe drejtori i urbanistikës Pandi Zhonga, Saranda nën hijen e prangave

Drejtësia vijon të veprojë në Sarandë. Në shkurt 2022, Policia e Sarandës, në bashkëpunim me prokurorinë, pas një pune hetimore 3-mujore, bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës.

Mafia e ndërtimit korruptonte zyrtarë publikë dhe ngrinte kulla pa leje buzë detit.

Në kuadër të këtij hetimi, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “HESHTJA”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestuan shefja e IKMT Sarandë, Romina Pulaj, 31 vjeçe.

Në kuadër të po këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe 3 inspektor të IMT Sarandë ku njëri prej tyre ishte Martin Arapi, njëkohësisht i dashuri i shefes së IMT Romina Pulaj. Arapi dhe Pulaj ndanin edhe shtratin, edhe aferat.

Por, telashe në Bashkinë Sarandë nuk kanë të sosur, pasi drejt prangave është duke shkuar një tjetër drejtor i kësaj bashkie, ndërsa nën hetim është dhe kryetari Ardian Gurma.

Sipas burimeve, në prag arrestimi është dhe drejtori i urbanistikës në bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga.

Drejtori është në hetim nga SPAK që prej muajit janar të vitit 2021, për një sërë aferash korruptive të kryra nga ky i fundit në kuadër të detyrës së tij në bashki .

Hetimi kundër drejtorit të urbanistikës Sarandës Pandi Zhonga ka filluar në kuadër të kallzimit të një subjekti tregtar të njohur, kundër kryetarit të Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, drejtorit uirbanistik të bashkisë pandi Zhonga dhe ish drejtorit të Hipotekës Ardi Kola.

Këta persona janë kallzuar në SPAK për arsye se, në mënyrë korruptive kanë kaluar plazhin publik në pronë private.

Nga hetimet ka rezultuar se në mënyrë korruptive drejtori i urbanistikës Sarandës Pandi Zharga në bashkpunim me ish drejtor in e ASHK Ardi Kola, kanë kaluar në pronë private një plazh, i cili është pronë publike.