Arbër Teqja, i demaskuar tashmë si pupaci i oligarkut Klod Allajbeu, pas ministres Ogerta Manastirliut, ka kapur edhe drejtoreshën e Spitalit Ushtarak, Edlira Boden.
Arbër Teqja, pronari i kompanisë mashtruese Eco Riciklim dhe njëkohësisht maska e Klodit në biznesin Equos Resort, ka përfituar një tender me vlerë 300 mijë USD nga ish-deputetja e PS tashmë drejtoreshë e Traumës Edlira Bode.
Kjo e fundit i ka përkëdhelur sedrën Teqjas dhe oratkut të tij Ervin Meçes duke i dhënë një tender për evadim mbetjesh spitalore me vlerë 100% të Fondit Limit. Tenderi është shënuar me FLAMUR TË KUQ jo vetëm për Mungesë Konkurrence por për faktin se ky tender ka patur një procedurë me Negociim pa Njoftim!!!
KËTO LLOJ PROCEDURASH JANË TË NDALUARA NË SHTETIN SHQIPTAR QË PREJ ARRESTIMIT TË FATOS TUSHES PËR TENDERIN 25 MLN LEKË!!!
Vetë Rama ka qenë ai që ka ndaluar procedura të tilla të zhvilloheshin pasi në të kundërt do të viheshin nën hetim nga SPAK për favorizime klienteliste të tenderave publike.
Kjo dosje duhet të administrohet nga SPAK për tre arsye.
Së pari, tenderi është i paracaktuar, pa garë dhe klientelist.
Së dyti, procedura me paracaktim është korruptive, e provokuar dhe pajustifikuar.
Së treti, kompania e Arbër Teqjas, sipas KLSH, mashtron me asgjesimin e mbetjeve spitalore.
Në parim prangat janë gati për Edlira Boden dhe Teqjan,të cilët do të nisin me këmbë të mbarë misionin e SPAK përsa i përket funksionarëve publikë dhe biznesmenëve klientelistë, nëse gjithmonë institucioni i drejtuar nga Ben Kraja nuk do mbyllë sytë.
Përpos faktit që mediat po ia bëjnë punën më të lehtë SPAK duke denoncuar vjedhjet që i bëhen Buxhetit të Shtetit dhe abuzimit me detyrën nga funksionarët publikë, populli i varfër shqiptar krijon një panoramë më të gjerë se si, kur, kush dhe kujt i futen në xhep taksat e tyre.
Dhe SPAK nuk duhet të hiqet sikur nuk informohet dhe është shumë i zënë me dosje për të parë vjedhjet që u bëhen parave tët popullit, pasi edhe personat e caktuar që kontrollojnë aktivitetin për mediat fundja i paguan me taksat tona.
KUSH ËSHTË ARBËR TEQJA DHE HISTORIKU I TIJ FAMËKEQ ME TENDERAT PUBLIKË
Teqja ka qenë i arrestuar në vitin 2015, si një prej përfituesve nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet skemës së rimbursimit të medikamenteve nëpërmjet farmacisë së tij “Express”.
Teqja u arrestua për evazion fiskal, pasi kishte përfituar në mënyrë abuzive nga fondi i rimbursimit të ilaçeve, nëpërmjet falsifikimit të recetave.
Por nuk ndalet këtu informacioni për Teqjan! Rezulton se nëpërmjet kompanisë tjetër të tij DIAL-ALB ai është gjobitur në kohën e pandemisë nga Autoriteti i Konkurrencës me masë administrative gjobë në vlerën e 1.2 milionë lekëve për shumëfishim të çmimeve të dezinfektantëve dhe maskave në muajt kur Shqipëria u kalua nga pandemia e Covid-19, duke zhvatur kështu qytetarët e varfër shqiptarë.