Bosët e drogës dhe ‘non grata’-t shkarkojnë prefektin e Lezhës Gjokë Jaku, denoncoi lidhjen e pushtetit me shtëpitë e barit

Kryesore

Publikuar: 05/04/2022

Bosët e drogës dhe ‘non grata’-t shkarkojnë prefektin e Lezhës Gjokë Jaku, denoncoi lidhjen e pushtetit me shtëpitë e barit

Dorëheqja e prefektit të Lezhës Gjokë Jaku është një tjetër dëshmi ulëritëse e lidhjes së krimit të organizuar me pushtetin e Rilindjes, lidhje e cila ndëshkon këdo që hap gojën për të denoncuar të keqen.

Gjokë Jaku dha dorëheqjen si prefekt i Lezhës vetëm 5 ditë pasi denoncoi publikisht lidhjet e policisë dhe të OSHEE me bosët e shtëpive barit në Qarkun e Lezhës.

Ashtu si Petro Koçi i cili denoncoi muaj më parë kapjen e Bashkisë së Fierit nga protagonistët e drogës dhe krimit, edhe Gjokë Jaku denoncoi skemën e re të kthimit të bodrumeve dhe banesave në shtëpi bari, në marrëveshje me OSHEE dhe policinë.

Me të drejtë, Jaku tha se një investim për të ngritur një shtëpi bari, nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin me strukturat e shtetit.

Së fundmi po shohim tendencën për të kthyer banesat dhe bodrumet në qendra të kultivimit të bimëve narkotike. Në çdo rast që ambienti është përshtatur për kultivim dhe furnizohet me energji elektrike pa u shqetësuar nga strukturat e elektrikut, pa dyshim që i pari që duhet të shoqërohet duhet të jetë punonjësi i OSHEE. Nuk ka mundësi, o janë në punë dhe kontrollojnë se ku shkon energjia elektrike, ose nuk janë në punë, apo më keq akoma, bëhen palë me elementët që ushtrojnë këtë lloj veprimtarie kriminale. Dua ta them që në dijeninë time, numri i rasteve që është hetuar me themel dhe kanë shkuar përpara drejtësisë është shumë i kufizuar në raport me masën e bimëve narkotike që janë gjetur“, tha Jaku.

Në vend që Gjokë Jaku të përgëzohej për guximin si dhe të thirrej nga SPAK për të bashkëpunuar, Jaku ndëshkohet, duke e detyruar të japë dorëheqjen.

Menjëherë pas denoncimit, ndaj Jakut kanë nisur presionet dhe kërkesa e llogarisë për deklaratën.

Sipas burimeve kundër Jakut janë agazhuar zyrtarë që janë pjesë e listës së zezë së SHBA-ve dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Këta persona kanë vënë në lëvizje Edi Ramën, i cili besohet se ka kërcënuar Gjokë Jakun për thyrje të kodit të heshtjes.