Prapaskena

Taulant Balla ultimatum Putinit: Ndalo luftën sa nuk është vonë, i pabesë

Publikuar: 25/02/2022

Pas Olta Xhaçkës dhe Elisa Spiropalit, edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka dhënë një ultimatum Putinit që të ndalojë luftën.

Balla deklaron se agresioni rus kundër Ukrahinës nuk është një akt vetëm kundër Ukrainës, por një sulm i pabesë kundër themeleve të rendit dhe sigurisë së Europës dhe mbarë botës.

Postimi i Taulant Ballës:

Agresioni rus kundër Ukrahinës nuk është një akt vetëm kundër Ukrainës, por një sulm i pabesë kundër themeleve të rendit dhe sigurisë së Europës dhe mbarë botës. Si mund të sulmohet në shekullin XXI një shtet i pavarur pa asnjë shkak?! Si mund të bombardosh shtëpitë e një vendi fqinj, duke shkaktuar dhjetra viktima të pafajshme?!

Mendimet tona janë me popullin mik të Ukrahinës.

 



Më të lexuarat