Një aksident i ndodhur pak më parë në Bulevardin Blu në Kamëz ka bllokuar rrugën kryesore.
Një makinë tip benz është përfshirē në aksident me një makinë ushtarake të NATO-s.
Nga aksidenti nuk ka të plagosur, por siç shihet dhe në pamje është bllokuar rruga dhe mjetet nuk mund të lëvizin drejt Tiranës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.