Kreu i shërbimit të spiunazhit të Rusisë Sergei Naryshkin nisi të belbëzonte teksa presidenti Vladimir Putin e shtynte atë të mbështeste vendimin për të njohur dy rajone separatiste të mbështetura nga Kremlini në Ukrainë si shtete të pavarura.
Naryshkin ngatërrohej me fjalët e tij ndërsa Putini e ndërpreu disa herë. Putin i bënte presion Naryshkinit nëse ai mbështeste njohjen e Donetskut dhe Luhanskut si shtete të pavarura dhe jo pjesë të Ukrainës. Putini iu drejtua 2-3 herë Naryshkinit që të “fliste qartë!”
pjesë të Ukrainës. Putini iu drejtua 2-3 herë Naryshkinit që të “fliste qartë!”
Fillimisht Putin i kërkonte që të thoshte qartë me “po ose jo” nëse ai mbështeste shpalljen e territoreve të pavarura. Naryshkin u përgjigj se ai mbështeste që rajonet “të bëheshin pjesë e Rusisë”, duke bërë që Putin t’i sqaronte se nuk po kjo çështje, por njohja e tyre si shtete të pavarura.
“Ne nuk po flasim për këtë. Ne nuk po e diskutojmë atë. Ne po flasim për njohjen ose jo të pavarësisë së tyre,” – tha Putin. Naryshkin u bë edhe më nervoz dhe tha se ai mbështeste njohjen e pavarësisë së tyre.
“Mirë,” ia preu Putin: “Uluni tani.”