Prapaskena

Gazetari ‘bën namin’ në rrjet, raporton në gjashtë gjuhë të ndryshme nga Ukraina

Publikuar: 22/02/2022

Pa gazetarë në mbarë botën raportimi mbi situatën në Ukrainë do të ishte i pamundur, e në veçanti raportimi i një gazetari që është bërë viral në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për gazetarin e Associated Press, Philip Crowther, i cili u bë viral në Twitter pas postimit të një video, ku shfaq aftësitë e tij për gjuhë të ndryshme.

Videoja përmban një kompilim të raportimeve të tij nga Ukraina, ku hiq më pak se në gjashtë gjuhë të ndryshme ka raportuar mbi situatën e tensionuar në këtë shtet evropian.

Crowther shihet duke raportuar nga rajone të ndryshme të Ukrainës në gjashtë gjuhë të ndryshme.



Më të lexuarat