Prapaskena

Debate dhe ironi në Komisionin Hetimor/ Tabaku: Përgjigju se erdhi Agaçi! Veliaj: Po pse më ndërpret o gocë

Publikuar: 22/02/2022

Vijojnë prej më shumë se tre orësh debatet në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku kryebashkiaku Erion Veliaj është përplasur me kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku.

Gjatë debateve për aferën e inceneratorëve nuk kanë munguar as batutat apo ironitë mes dy politikanëve.

Pjesë nga debati:

Tabaku: Ka ardhur z. Agaci për një dëshmi shumë të rëndësishme.

Veliaj: Të vijë kush të dojë, më lër të mbaroj. Kur flasim për një landfill dhe ujëra që futen e helmojnë nëntokën, këtu bëhet fjalë për jetë njerëzish. Tek Astiri humbëm kohë, por jo jetë njerëzish, kurse ajo qendër kancerogjene duhej mbyllur sa më shpejt. Kemi pritur 30 vjet për Astirin, presim edhe 3 vjet, punë e madhe, kurse këtu nuk presim dot. Të jemi cik me këmbë në tokë. Ishim në një emergjencë mjedisore. Thoni ‘amin’ mo se e bëmë me 30% më pak. E di për çfarë do hezitoja të vija këtu, nëse Sharra do ishte siç e latë ju. Tani unë jam krenar që punoj me Edi Ramën dhe që i dhamë zgjidhje këtij kanceri.

Pëllumbi: Zgjidhja ishte e duhura, jo e gabuar, por ne debatuam për faktin që “A keni pasur ndonjë kërkesë në bashki, që dikush tjetër të krijojë një landfill të dytë për të depozituar mbetjet?”

Veliaj: Nuk kemi pasur një kërkesë për këtë. Unë kam pas bisedë me z. Luigj…

Tabaku: Ironitë lëri për diku tjetër, kemi 15 ditë që rrimë këtu. Z. Pëllumbi ju bëri një pyetje, fokusohuni te pyetja.

Veliaj: Nëse ju kam penguar, ju kërkoj ndjesë mo.

Pëllumbi: Sapo e pyeta kryebashkiakun për shqetësimin që ju e artikuloni që nga fillimi i mbledhjes. Mendova se do ishit 10 herë më e interesuar ta dëgjonit.

Veliaj: Historiku i tensioneve të mia ka të bëjë me punën time. Në të gjithë vendin ishte parë që taksa shumë e ulët krijonte që shumë ndërtues të merrnin pafund leje e t’i linin gropat hapur. Nuk kishte asnjë nxitje që të mbaronte shpejt vepra. Kishim ndërtuar një sistem, që lejonte zvarritje të punës. Me rritjen e taksës futet një instrument në lojë. Nuk është problemi i bashkisë, nëse ty s’të del llogaria, është oficeri i kredisë që ta bën analizën. Kjo bëri që ritmi i punimeve në qytet të marrë një rrjedhë krejt tjetër.

Tabaku: Nuk na intereson kjo.

Veliaj: I intereson atij që pyeti. Ju shpjegova tensionin dhe nga ka lindur.

Tabaku ndërhyn

Veliaj: Po pse më ndërpret o gocë, më ke ndërprerë non stop, pse ma lë këtë shije.

 



Më të lexuarat