Prapaskena

PD padit Kuvendin në gjykatën Kushtetuese, Bardhi: Ankimojmë vendimin, anëtarët e KLP, të paracaktuar

Publikuar: 21/02/2022

Sekretari i Përgjitshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se do të ankimohej vendimi i marrë nga Kuvendi për të përzgjedhur anëtarët er Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas Bardhit, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishin paracaktuar nga qeveria, gjë që është në kundërshtim të plotë me ligjin. Si rrjedhojë, PD ka paditur në gjykatën Kushtetuese Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi: Mazhoranca paracakton anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kuvendi shkeli Kushtetutën dhe ligjin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke bërë proces fiktiv shorti, ku për dy vende vakante në “short” u hodh vetëm një kandidat!

PD do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e sotëm antikushtetues. Drejtësia e pavarur është element kyç për shtetin ligjor.



Më të lexuarat