Prapaskena

I kërkoi llogari kandidatëve të Berishës? Sqarohet Yuri Kim: Kujtesë! Janë edhe 3 persona të tjerë që i kemi shpallur non grata

Publikuar: 21/02/2022

Paraditen e sotme ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, bëri një pyetje retorike ndaj kandidatëve për kryetarë bashkie në 6 qytete te vendit; kush do ju komandojë nëse fitoni të mbështetur nga njerëz të shpallur `non grata` për korrupsion?

Pasi mesazhi i parë u komentua gjerësisht sikur kishte të bënte vetëm me Sali Berishën, ambasada ka bërë sqarimin dhe kujtesën se në Shqipëri janë 4 persona të sanksionuar “non grata” sipas Nenit 7031(c).

Kujtojmë se të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA janë: Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Ardiatik Llalla.

Por pavarësisht sqarimit të ambasadës, i vetmi nga personat e shpallur non grata që ka kandidatë në këto zgjedhje është Sali Berisha. Vangjush Dako dhe Tom Doshi nuk janë më në nivele drejtuese politike, pavarëisht se kanë ndikim në qytetet e tyre, i pari në Durrës dhe i dyti në Shkodër.

Nëse Dako është shfaqur në fushatë dhe Emirjana Sako shihet si një prurje e tij në bashki, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Tom Doshin. Të paktën publikisht, Doshi nuk ka mbështetur asnjë prej kandidatëve për bashkinë e Shkodrës.



Më të lexuarat