Prapaskena

Kopjoi aktoren e njohur, ky është çmimi i kripur i veshjes së Triksës në finalen e BBV

Publikuar: 19/02/2022

Ish-konkurrentja e Big Brother Vip dhe njëkohësisht e dashura e Donaldit shkëlqeu në finalen e BBV. Ajo zgjodhi për të veshur një kostum, të cilin ia sugjeroi kushërira e saj Anxhelina.

Por, të shumtë kanë qenë ata që janë bërë kuriozë në lidhje me çmimin e veshjes së saj. Kostumi thuhet se arrin vlerën e 3581 dollarëve.

Veshja është e firmës së njohur Rick Owens dhe u krijua në vjeshtën e vitit 2021. Të njëjtën veshje veshi dhe aktorja amerikane Halle Berry në Tapetin e Kuq të People’s Choice Awards 2021.

Kujtojmë se Triksa surpzizoi Donaldin në BBV pas kthimit të saj nga Dubai, duke i kënduar atij një këngë dashurie.

Fituesi i BBV u shpall Iliri i cili mori 100 mijë euroshin, ndërsa Donladi si finalist mori 10 mijë euro të cilat ja kërkoi Arbanës me frikën se nuk ja japin.

 



Më të lexuarat