Një ndër politikanët që reagoi ndër të parët për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila nuk shkarkoi Ilir Metën nga posti i Presidentit është Nard Ndoka.
Kreu i PDK-së i është bashkuar koalicionit “Shtëpia e Lirisë” krah Sali Berishës, Komisionit të Rithemelimit të PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 6 marsit.
Qenka merzit Luli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese!” shkruan Ndoka në facebook
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi të shfuqizojë vendimin e Kuvendit “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Vendimi u mësua përmes një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate në orën 23:15 të 16 shkurtit 2022. Në vendim thuhet se presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën.