Prapaskena

Liroi Mihasin që u vra në Astir, ILDKP kallëzon prokurorin Emëror Kasaj për fshehje pasurie, bëmat e ‘Bimbashit’ të Gjirokastrës

Publikuar: 16/02/2022

Prokurori i Gjirokastrës, Emëror Kasaj, i lakuar për veprime arbitrare dhe afera, është kallëzuar penalisht nga Inspektoriati Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në Prokurorinë e Tiranës, për veprën penale të “Mosdeklarim të pasurisë” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Referimi i kallëzimit në prokurorinë e kryeqytetit ndaj prokurorit Kasaj është konfirmuar zyrtarisht dhe nga burime pranë kësaj prokurorie, të cilat thanë se materiali kallëzues është ende në fazën e verifikimit.

Sipas kallëzimit të ILDKPI-së, prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj, ka fshehur të ardhura dhe nuk i ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interest, vlera monetare me qëllim fshehjen e tyre.

Dyshohet se prokurori ka raportuar të dhëna të rreme në proçesverbalin e deklarimit dorëzuar pranë ILDKPI-së.

Burimet shprehen se ekzistojnë dy kontrata noteriale, që paraqesin mjaft dyshime, pasi në to nuk pasqyrohet realiteti i çmimit dhe as të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, dhe si rrjedhoj kemi të bëjme me të dhënave të rreme.

Madje ka një mospërputhje të blerjes së një pasurie prej 1000 m2 tokë dhe 990 m2 objekt ndërtim në kryeqytet, në vlerën e 5.000.000 lekëve, çka ngreh dyshime të besosh se një pasuri e tillë është blerë në këtë vlerë monetare.

Gjitjashtu i flitet për një shumë prej 50 mijë eurosh që prokurori Emëror Kasaj i ka fshehur duke mos i deklaruar ato si shuma që i ka marë borxh dhe më pas i ka dhënë sërish borxh, tek shtetasi Maurizio Lombi.

Në të gjithë deklarimet e pasurisë ndër vite të prokurorit Emëror Kasaj nuk përmendet asnjëherë një shumë e tillë prej 50 mijë Eurosh, të cilën e ka patur vetë apo e ka marrë borxh te një miku i tij siç thotë, edhe pse në çdo rast duhet të deklarojë çdo lëvizje financiare sipas ligjit për shkak të detyrës që ka.

Emëror Kasaj, kohët e fundit është lakuar edhe për shkak të pushimit të akuzave të rënda ndaj Erigers Mihasit, duke sjellë lirimin e tij nga burgu. Fill pas lirimit nga qelia, nuk ka kaluar shumë kohë dhe Erigers Mihasi dhe miku i tij Armando Dumani, u ekzekutuan me armë zjarri në zonën e “Unazës së Re” tek Astiri.

Në një rast tjetër, Kasaj mbylli një shtetas italian një konvikt, duke e shtrënguar, me qëllim për ta ‘rrjepur’.



Më të lexuarat