Prapaskena

Qëlloi me armë, arrestohet i “forti” në Vlorë, sapo kishte dalë nga burgu. Merr me vete edhe shokët

Publikuar: 15/02/2022

Arrestohet Ervis Dollani, 37 vjeçari që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Në pranga kanë rënë edhe 2 të tjerë të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, sepse pasditen e djeshme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në lagjen ”Bashkimi”. Gjithashtu u arrestuan shtetasit S. K., 35 vjeç dhe K. A., 31 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk kanë njoftuar organet kompetente, për këtë ngjarje”, thotë policia.

Abcnews.al mëson se 37 vjeçari kishte dalë nga burgu disa ditë më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Më të lexuarat