Eduart Kësolla ka mohuar vrasjen e Prekë Tonajt pasi u arrestua nga policia.
“Më keni arrestuar kot se nuk kam lidhje me ngjarjen,” mësohet të ketë thënë ai në prani të forcave të policisë.
Por nga ana tjetër policia thotë se ka prova shkencore që e implikojnë të riun.
Policia dyshon se Eduart Kësolla e vrau 47-vjeçarin Prekë Tonaj në fshatin Grudë e Re për gjakmarrje.
Anëtarë të fisit Tonaj vranë në vitin 1996, Pal Kësollën, babai i 30 vjeçarit të arrestuar.