Prapaskena

Habit Beniada Nishani: Fifi s’duhet të ishte në Big Brother VIP

Publikuar: 14/02/2022

shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë mbetur vetëm 4 banorë, Einxhel, Ilir, Beniada dhe Donaldi, finalistët e natës së madhe të 18 shkurtit. “Vëllai i Madh” u ka krijuar banorëve mundësi për të kaluar sa më mirë kohën, duke i mundësuar lojëra dhe sfida të ndryshme me njeri-tjetrin.

Ata realizuan një sfidë ku iu dërguan disa pyetje ku atyre iu duhej të hamendësonin përgjigjet e njeri-tjetrit. Teksa rradha ishte e Beniadës, pyetja që iu bë asaj ishte se kë banor do të donte mos të kishte qenë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Modelja është përgjigjur duke dhënë emrin e Fifit, duke theksuar se e kishte patur të vështirë fillimin e rrugëtimit prej saj.



Më të lexuarat