Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme, pasi u shpreh se Saimir Tahiri ka materiale kompromentuese për shumë zyrtarë.
Sipas tij, heshtja e Tahirit shqetëson shumë njerëz, pasi ai ka informacione nga veset personale, deri te performancat seksuale të këtyre zyrtarëve.
“Tahiri vërtet po e gdhin në qeli, por ka shumë shokë të tij, të majtë dhe të djathtë që po e gdhinë pa gjumi, sepse standardi që u vendos, kjo masë kostumi që u qep i rri në mënyrë perfekte çdo politikani.
Sot heshtja e Tahirit në qelinë e burgut shqetëson ca njerëz që kanë fituar para’në mënyrë të pandershme. Di shumë për vese vetjake, di shumë për marrëdhënie të papërshtatshme, apo edhe për performanca seksuale”, u shpreh Vangjeli.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse këto deklarata janë informacione apo analiza të tij, Vangjeli tha: Ka dalë ndonjë gjë gabim nga ato që të kam thënë? Nëse Saimir Tahiri flet, sikundër e ka lënë të kuptohet, do të ishte një thesar për të parë veset e atyre që pretendojnë se janë lart.