Prapaskena

“Si u gjet patenta e Saimir Tahirit në një skaf në Mal të Zi”? Flet avokati i ish-ministrit: Kishte parkuar skafin…

Publikuar: 08/02/2022

Lidhur me gjetjen e patentës së ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit në një skaf në Mal të Zi, avokati i tij, Maks Haxhija ka dhënë versionin e tij në lidhje me këtë situatë të ndodhur vite më parë.

Klodiana Lala: Habilaj është personi i cili ka marrë skafin e dëmtuar, pra skafin që pësoi defekt në det në vitin 2014 në Greqi dhe është dërguar për riparim në Itali. A shpjegon kjo një lidhje të Tahirit me Habilajt e para dhe e dyta, në Mal të Zi flitet për një jaht që kushton një shumë të konsiderueshme, kapiten i të cilit rezulton Tahiri. A keni ju një shpjegim për këto?

Blendi Fevziu: Pse punonte dhe kapiten Tahiri?

Klodiana Lala: Kështu rezulton, pavarësisht se autoritetet malazeze kanë thënë në letër-porosi se…

Maks Haxhija: Jo, nuk është ashtu.

Klodiana Lala: Prandaj po ju pyes Zoti Haxhija për të bërë transparencë për këtë çështje dhe unë ndaj e konsiderova dështim sepse në kundvështrimin tim ka, o trafikantë ose në shtëpi, për mua nuk është shpërdorim detyre aty.

Maks Haxhija: Ju po i referoheni prokurorisë. Lidhur me skafin në Mal të Zi ka qenë skafi i një shtetasi shqiptar, në të cilin është gjetur dhe patenta e Zotit Tahiri sepse Tahiri ka edhe patentë siç mund të kesh për skafe, për aeroplane për kështu.

Klodiana Lala: A nuk është kjo një lidhje e papërshtashme e një ministri të brendshëm?

Maks Haxhija: Po më flet në aspektin penal apo moral? Nëse përgjigjem në aspektin penal, nuk është vepër penale.

Blendi Fevizu: Si u gjet patenta e Saimir Tahirit në një skaf në Mal të Zi?

MJaks Haxhija: Skafi është shqiptar. Atje parkohen. Të gjitha skafet shqiptare i ke të ankoruara atje.

Blendi Fevziu: Pse nuk e mbante me vehte patentën Saimir Tahiri, e kishte lënë në skaf?

Maks Haxhija: Po, nuk e përdorte.

 

 



Më të lexuarat