Martesat fiktive “bënë kurban” dy punonjës të gjëndjes civile në Tiranë. Drejtoria Antikorrupsion e ngritur pranë Ministrisë së Drejtësisë kanë bërë kallëzimin në prokurori për falsifikim dokumnetash nga punonjësit e gjendjes civile dhe shpërdorim detyre.
Rasti 1 B.H ka realizuar një martesë fiktive mes një të burgosur në shtetin italian dhe një qytetareje shqiptare, kundrejt pagesës. Në proçesverbalin e formuluar nga zonja, bashkëshorti që në fakt ndodhej në burg ne Itali, figuron si i pranishëm këtu në Tiranë.
Puna e Drejtorisë Antikorrupsion ka nisur pasi zonja që figuron bashkëshorte, ka bërë një ankesë për zhbllokimin e dokumentave biometrikë. Pas kësaj ankese, nga speciliastët e drejtorisë sonë ka nisur hetimi që ka rezultuar në këtë falsifikim kundrejt shpërblimit nën dorë.
Është bërë kallëzimin në prokurori për falsifikim dokumnetash nga punonjësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre.
Rasti I dytë ka të bëjë sërish me gjendjen civile këtu në Tiranë. Shtetaset S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në prokurori me akuzën e falsifikimit të dokumenteve nga nëpunësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre. Zonjat në fjalë, në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile për martesa.
Bëhet fjalë për martesa për dokumente angleze. “Këto martesa dyshohet se janë bërë pas dhënies së rryshfetit kundrejt këtyre punonjësve. Pas verifikimeve që kanë bërë specialistët e Drejtorisë së Antikorrupsionit, çështja është kallëzuar në Prokurori, informoi ministrja e Drejtësisë.