Alarm rreziku është ngritur në Greqi, pasi pesë të burgosur, prej të cilëve katër janë shqiptarë janë arratisur nga burgu i Kretës.
Të dënuar për vrasje, grabitje dhe trafik droge, katër shqiptarët dhe pakistanezi arritën të arratiseshin nga qendra e paraburgimit.
Ata ishin transferuar nga burgu i Athinës të shtunën për të vuajtur dënimin në Kretë, por orët e para të mëngjesit të sotëm, arritën të arratiseshin nga paraburgimi.
Policia greke ka gjetur automjetin me të cilin u larguan 5 të dënuarit shqiptarë pas arratisjes nga burgu i Chanias. Kjo është kamionçina që ato përdorën për t’u larguar nga paraburgimi i komisariatit. Burime thonë se të arrestuarit e arratisur kanë arritur të sharrojnë hekura në dritaren e tualetit të paraburgimit dhe janë arratisur. Ndonëse emrat e tyre nuk bëhen publike, një prej tyre është me inicialet O.P., 43 vjeç nga Dropulli dhe i dënuar për 6 vepra penale.1. O.P. 43 vjeç, shtetas shqiptar nga Dropulli, i dënuar për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”.
2. Shqiptar 32 vjeç, i dënuara për “grabitje”;
3. Shqiptar 34 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
4. Shqiptar 29 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
5. Pakistanez 35 vjeç, i dënuar për “vrasje”.