Prapaskena

Ish-bashkëshorti i Arjolës merr kujdestarinë e fëmijëve?

Publikuar: 05/02/2022

Qëndrimi brenda shtëpisë i humbi gjyqin, ish-bashkëshorti i Arjolës merr kujdestarinë e fëmijëve

Aktorja e njohur, Arjola Demiri e cila njëkohësisht është edhe banore e shtëpisë së “Big Brother Vip” ka folue shpesh herë për marrëdhënien e saj jo të mirë me ish-bashkëshortin e saj.

Aktorja, nëna e tre fëmijëve është e divorcuar prej tre vitesh me ish-burrin e saj, ndërsa mësohet se së fundmi është caktuar deri edhe gjykimi që do të përcaktojë kujdestarinë e fëmijëve.

Sipas burimeve ish-bashkëshorti i Arjolës ka shfrytëzuar situatën e qëndrimit të saj brenda shtëpisë dhe larg fëmijëve në mënyrë që ai të fitojë kujdestarinë e tyre.

Mësohet se gjykimi është mbajtur me 20 janar, datë në të cilën Arjola u gjend brenda shtëpisë pasi spektakli u shtye edhe për një muaj më shumë.

Sa i përket këtyre zërave që po qarkullojnë në rrjet ende nuk është konfirmuar nga askush.



Më të lexuarat