Prapaskena

U arrestua! Kush është ‘Vinz’, pjesëtar i bandës shqiptare ‘Hellbanianz’ në Londër

Publikuar: 03/02/2022

TIRANË– Ervin Selita, 30-vjeçari i njohur si ‘VINZ’ është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një pronar hoteli. I riu është një person i njohur në Shqipëri dhe në Londër. Ai është pjestar i grupit të njohur ‘Hellbanianz‘, grup që ka qënë në fokus të mediave londineze si të rrezikshëm.

Hellbanianz është një grup i dominuar nga shqiptarët dhe sipas raportit të policisë, merret me trafikun e drogës në lindje të kryeqytetit britanik. Ky grup ka hyrë fuqishëm edhe në tregun shqiptar, por jo me kokainë, por me videoklipe, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Këngët e tyre në ‘Youtube’ kanë miliona shikime, ndërsa në videoklipe reklamohet jeta e shtrenjtë që ata bëjnë, me makina dhe aksesorë luksi. Anëtarët e Hellbanianz nuk e fshehin në tekstet e këngëve aktivitetin me të cilin merren në Londër.

‘Hellbanianz’ është një prej grupeve shqiptare që veprojnë në lindje të Londrës, raportoi ‘The Times’, dhe që veçohet nga grupet e tjera shqiptare’. Mediat britanike e konsiderojnë “Hellbanianz” si një nga disa bandat e fuqishme që merren me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut. Ata thuhet se qëndrojnë pas linjave të trafikut të kokainës së pastër në Britaninë e Madhe.



Më të lexuarat